Hoti i telefonon Osmanit, ja për çfarë biseduan
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë me dije se i ka telefonuar ushtrueses së detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, për t’i uruar shërim të shpejt nga Covid-19.
Po ashtu, Hoti ka bërë me dije se e ka informuar Osmani se Qeveria e Republikës së Kosovës do të përmbyllë së shpejti analizën e rishikimit funksional të rrjetit të misioneve diplomatike të Kosovës, raporton “Epoka e re”.
“Sot, në një bisedë telefonike, i kam uruar shërim të shpejtë Kryetares së Kuvendit dhe ushtrues së detyrës së Presidentes, znj. Vjosa Osmani. E njoftova znj. Osmani se Qeveria e Republikës së Kosovës do të përmbyllë së shpejti analizën e rishikimit funksional të rrjetit të misioneve diplomatike të Kosovës. Mbi bazën e kësaj analize, do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme: (1) për të siguruar funksionim efikas të misioneve diplomatike të Republikës së Kosovës; dhe (2) përbërja e misioneve diplomatike të jetë në përputhje me ligjin”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.