Hoti i uron Kurtit që sa më lehtë ta përballojë infektimin me Covid-19

28 tetor 2020 | 12:04

Kryeministri Avdullah Hoti i ka uruar shërim të shpejtë liderit të LV-së, Albin Kurti, i cili sot ka treguar së është infektuar me koronavirus, raporton “Epoka e re”.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hoti ka shkruar se Kurtit dhe të gjithë të prekurve tjerë i uron që sa më lehtë t’i përballojnë simptomat e Covid-19.

“Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i dëshiroj që ta kaloj sa më lehtë gjendjen shëndetësore me COVID-19. Zotit  Kurti dhe të gjithë të prekurëve tjerë i uroj që sa më lehtë t’i përballojnë simptomat dhe t’i kthehen angazhimeve të përditshme”, ka shkruar Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova nuk e ka humbur asnjë rast në arbitrazh, por…