Hoti ia dërgon Osmanit propozimin e ri për shef të AKI-së

31 dhjetor 2020 | 08:05

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka njoftuar se ka dërguar te presidentja në detyrë, Vjosa Osmani, propozimin e ri për drejtor të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë.

Hoti ka deklaruar se ka qenë iniciativë e tij shkarkimi i drejtorit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Kreshnik Gashi.

Ai ka bërë me dije se ka dërguar te presidentja në detyrë, Vjosa Osmani, propozimin e ri për drejtor.

“Është e drejtë e imja kushtetuese që të marr këso vendime kurdo që është e nevojshme. Mua nuk më lejohet që të flas për ato çështje. Në bazë të bisedave që kam pasur me të [Kreshnik Gashi] kam vlerësuar që është në të mirë të institucionit që ai të mos vazhdojë më tutje dhe pas asaj i kam dërguar letër ushtrueses së detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, që të pajtohet edhe ajo për të liruar nga detyra drejtorin e AKI-së. Iniciativa ka qenë e imja”, ka thënë Hoti.

Ai ka njoftuar se e ka bërë propozimin te Vjosa Osmani për drejtorin e ri të AKI-së.

“Tashmë i kam bërë propozim ushtrueses së detyrës të presidentit për drejtorin e ri. Brenda 20 ditëve nga shkarkimi do të vijë drejtori i ri. Nuk më lejohet që ta them emrin”, ka njoftuar Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të gjithë e njohim si këngëtare, por Nora Istrefi përveç…