Hoti fajëson Veselin për dështimin e seancës së jashtëzakonshme
26 dhjetor 2018
| 15:55
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka fajësuar kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, për dështimin e seancës së jashtëzakonshme për dialogun.
“Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, e kërkuar nga opozita, u anulua. Është obligim kushtetues që Kuvendi të mblidhet kur atë e kërkojnë një e treta e deputetëve. Kryetari i Kuvendit e ka obligim të krijojë kushtet për mbajtje të seancës sipas kërkesës të 40 deputetëve. Ai e pamundësoi mbajtjen e seancës duke mos e hapur seancën në orën e kërkuar, si dhe duke mos e autorizuar asnjërin nga të pesë nënkryetarët e Kuvendit”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/