Hoti ia kujton Kurtit premtimin për shuarjen e AKP-së dhe krijimin e Fondit Sovran: A nuk është ky mashtrim?

08 tetor 2024 | 18:31

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar lidhur me vazhdimin e procesit të dhënies me qira dhe shitjes së pronave nga Agjencia Kosova e Privatizimit.

Ish-kryeministri Hoti ka kujtuar premtimin e koalicionit qeverisës për shuarjen e AKP-së dhe kalimin e pronave të kësaj Agjencie në pronësi të Fondit Sovran.

“Jemi në fund të vitit të katërt. As nuk është krijuar Fondi Sovran e as nuk është në plan të shuhet AKP.Çfarë i thonë kësaj?A nuk është ky mashtrim?”, ka pyetur Hoti.

Postimi i plotë

AKP vazhdon ‘biznesin’ e saj të dhënies me qira dhe shitjes së pronave, në vend që të barten pronat e saj në Fondin Sovran siç është premtuar nga VV-Guxo

Po marr shkas të reagoj nga njoftimet e Agjencisë së Privatizimit për dhënie me qira dhe për shitje të pronave në gjithë Kosovën.

Për rikujtim të qytetarëve: në programin e partisë në pushtet është e shkruar e zezë mbi të bardhë: “AKP do të shuhet dhe asetet e saj do i kalojnë në pronësi Fondit Sovran”.

Jemi në fund të vitit të katërt. As nuk është krijuar Fondi Sovran e as nuk është në plan të shuhet AKP.

Çfarë i thonë kësaj?

A nuk është ky mashtrim?

A nuk përbën dështim në realizimin e premtimeve?

Çfarë do t’u thonë qytetarëve kur të përballën me ta për të kërkuar votën e tyre në zgjedhjet e shkurtit 2025?

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se aktualisht kanë…