Hoti ia lë vetit meritat për disa projekte në Mitrovicë
Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka numëruar disa nga projektet që janë paraparë të realizohen në veri të Kosovës falë amendamenteve që ka bërë në Ligjin për buxhetin e vitit 2018.
Ai në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se ministritë përkatëse duhet t’i realizojnë me kujdes këto projekte.
Postimi i plotë i Hotit:
Projektet për Mitrovicën Veriore të përfshira në buxhetin e vitit 2018, bazuar në amendamentet që kam bërë. Ministritë përkatëse duhet të kujdesen që t’i realizojnë me kohë. Unë do të kërkoj informata të rregullta nga ministritë përkatëse.
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale:
– Ndërtimi i kulmeve në 3 shtëpi në Kodrën e minatorëve në Mitrovicë
– Ndërtimi i 10 shtëpive për çdo vit në Lagjen Kroi i Vitakut
– Ndërtimi i dy shtëpive në lagjen e Boshnjakëve
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë:
– Fasadimi i Shkollës Fillore ‘Aziz Sylejmani’ në Mitrovicë
– Ndërtimi i shkollës fillore në Lagjen e Boshnjakëve
Ministria e Infrastrukturës:
– Asfaltimi i rrugës ‘Sami Frashëri’ në gjatësi prej 300 metra
– Asfaltimi i rrugës “Tirana” në gjatësi prej 400 metra në Mitrovicën Veriore
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit:
– Renovimi i galerisë së arteve në Kullën e Ali Kadriut në Kroin e Vitakut