Hoti ia numëron pushtetit premtimet që nuk i kanë mbajtur

11 nëntor 2024 | 11:41

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ia ka numëruar të gjitha premtimet që pushteti nuk i ka mbajtur, duke filluar nga arsimi, shëndetësia, infrastruktura, etj.

“Analiza e këtij dokumenti duhet të bëhet në kontekst të premtimeve gjatë mandatit, jo vetëm si shifra. Në shëndetësi sigurimet shëndetësore, asnjëra prej këtyre projekteve nuk është realizuar. Banim social i përballueshëm, tek tash është miratuar. Tek privatizimi, dhe mbyllja e AKP-së. Fondi Sovran e Banka Zhvillimore asnjëra nuk janë në rrugë për t’u bërë. Caktimi i çmimit minimal për produkte bujqësore, këto kanë qenë premtimet. Në infrastrukturë: aeroporti i Gjakovës, rruga për Plavë, për Tetovë, hekurudha për Durrës. Le ta analizojmë tani perfomancën buxhetore në kontekst të realizimit të këtyre premtimeve. Buxheti gjatë këtij mandati ka qenë 11 miliardë euro, ndikimi në shoqëri është 0”, ka thënë Hoti.

Më tutje, deputeti i LDK-së, ka deklaruar se qeveria Kurti, është qeveria me më së paku investime kapitale.

“Pse ka ndodhur kështu? E para sepse është përkeqësuar struktura e buxhetit, ka ndërruar raporti mes subvencionit dhe investimeve kapitale. Me subvencione mbahen familjet në nevojë, por nuk zhvillohet ekonomia. 130 milionë euro subvencione janë dhënë për energjinë në veri. Edhe ato investime kapitale nuk janë realizuar. Unë po jap shifra nga buxheti. 21-24, kanë qenë të planifikuar 3 miliardë euro për investime kapitale, janë realizuar 1.2 miliardë. Janë 1.8 miliardë për investime kapitale që nuk kanë hyrë në ekonomi. Norma e realizimit në të gjitha qeveritë e kaluara ka që 60-65 për qind, në këtë qeveri është 40 për qind. Edhe këto investime kapitale nuk e di ku kanë shkuar, sepse kontrata njëburimore kanë shkuar në 240-250 milionë. Do të ketë auditim në të ardhmen”, ka thënë Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kush nuk do te dëshironte një jetë më të lirë…