Hoti ia përmend Kurtit 205 mijë nënshkrimet kundër Asociacionit, pas letrës që ia çuan Bakoyannisit
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar pas letrës që tre krerët e shtetit, Vjosa Osmani, Glauk Konjufca e Albin Kurti, ia dërguan raportueses për Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakoyannisit, me anë të së cilës u zotuan se do ta themelojnë Asociacionin pas anëtarësimit të Kosovës në KiE.
Hoti tha se në kohën sa ishte në opozitë, partia e kryeministrit Albin Kurti, Lëvizja Vetëvendosje, mblodhi 205 mijë nënshkrime kundër Asociacionit, të cilat tash janë ta arkivuara në kuvend.
“205 mijë nëshkrime i kanë mbledhur kundër asociacionit sa ishin në opozitë, të cilat janë të arkivuara në Kuvendin e Kosovës.Tash, kur janë në pushtet, bëhen rresht dhe e nënshkruajnë letrën e zotimit për themelimin e asociacionit” shkruan Hoti.
Postimi i plotë: