Hoti: Institucionet dhe partitë s’po kanë guxim t’i kundërvihen idesë së  Thaçit

07 tetor 2018 | 23:22

Enver Hoti, deputeti i Nismës Socialdemokrate në Kuvendin e Kosovës ka thënë se institucionet dhe partitë politike në vend nuk po kanë guxim t’i përgjigjen idesë, siç ka thënë ai, të krisur të kreut të shtetit, Hashim Thaçi. Kësisoj, ai shpreh bindjen se Thaçi i vetëm lehtë po e luan lojën. “Kur nuk ka guxim politik, Hashimi mbetet i vetëm dhe lehtë e luan lojën. E keqja më e madhe në ketë amulli politike, të institucioneve të vendit dhe të partive politike parlamentare, është se nuk kanë as një ide as pamje për t’ju kundërvënë apo debatuar idenë e krisur të Hashim Thaçit. E siç shihet nuk kanë as guxim!”, ka shkruar Shala. “Të gjitha përpëlitjet tjera anësore për mua janë pa përmbajtje?”, ka shkruar më tej ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Lahi Brahimaj, ka postuar disa…