Hoti: Institucionet e tanishme nuk kanë legjitimitet për dialogun
26 korrik 2018
| 16:58
Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka thënë se dialogu është duke u udhëhequr nga institucione jolegjitime.
Pavarësisht kësaj, ai ka thënë se LDK-ja e mbështet dialogun si mjet për arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë, por pas zgjedhjeve parlamentare.
“Marrëveshja me Serbinë duhet të arrihet duke mos e cenuar integritetin territorial të Kosovës”, ka thënë Hoti gjatë debatit parlamentar për dialogun me Serbinë.
/Epoka e re/