Hoti: Integrimi është politika jonë e përditshme
28 tetor 2020
| 12:21
Kryeministri Avdullah Hoti ka deklaruar se integrimi është politikë e tij e përditshme dhe e Qeverisë së Kosovës.
Në tryezën konsultative me Shoqërinë Civile për prioritetet e Agjendës së Reformave Evropiane (ERA 2), ai ka deklaruar se Kosova i ka të qarta sfidat në këtë rrugë.
“Integrimet evropiane, politikat evropiane, janë politika e jonë e përditshme. Tash së fundmi është finalizuar rregullorja për funksionimin e zyrës për Integrimeve Evropiane. I kemi të qarta sfidat, që janë konfirmuar edhe në Raportin e Punës, po punojmë për adresimin e këtyre sfidave”, ka thënë Hoti.