Hoti: Investimet kapitale nuk shihen askund në realitet, pagesat për avance janë si kurrë më parë

08 prill 2024 | 13:51

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, është shprehur i shqetësuar me mungesën e investimeve kapitale gjatë tri vite të qeverisë Kurti.

Hoti ka thënë se pagesat në avance janë 60.4 milionë euro derisa asnjë punë nuk është kryer në këto tri vite.

Më tutje, Hoti ka thënë se duhet të hetohen tenderët njëburimor.

“Kjo është arsyeja përse duhet hetuar prokurimi njëburimor i kësaj qeverie. Kjo është arsyeja përse OShP-ja është lënë pa bord rreth një vit, dhe sot ende nuk është kompletuar bordi prej 5 anëtarësh, që e bën të pamundur të shqyrtohen lëndët në vlera të mëdha nga panele prej 5 anëtarësh”, ka shkruar Hoti në “Facebook”.

Postimi i plotë i Hotit:

Çfarë po ndodh me këtë qeveri?

Investimet kapitale nuk shihen askund në realitet. Disa projekte po vazhdojnë, por asnjë nuk është kryer në këto tri vite. Ndërsa pagesat për avance janë si kurrë më parë. Në vitin 2023, janë paguar 60.4 mil euro avance për investimet kapitale.

Derisa në qeveritë paraprake para pandemisë, avancet ishin në vlera simbolike mesatarisht 2.5, në këtë qeveri kanë qenë 47.5 mil në 2021, 88.1 mil në 2022 dhe 60.4 mil në 2023.

Kjo është arsyeja përse duhet hetuar prokurimi njëburimor i kësaj qeverie. Kjo është arsyeja përse OShP-ja është lënë pa bord rreth një vit, dhe sot ende nuk është kompletuar bordi prej 5 anëtarësh, që e bën të pamundur të shqyrtohen lëndët në vlera të mëdha nga panele prej 5 anëtarësh.

Kjo është arsyeja përse OShP ka ndryshuar rregulloren ku lëndën deri në 300,000 euro vendosen nga vetëm një anëtarë, e jo nga paneli prej tre anëtarësh.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, ka bërë…