Hoti: Ismet Jashari do të mbetet udhërrëfyes për të ardhmën e vendit

25 gusht 2020 | 12:13

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka përkujtuar Heroin e Kosovës, Ismet Jashari – Kumanova, në 22-vjetorin e rënies së tij.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se vepra e Ismet Jasharit do të mbetet udhërrëfyes për një të ardhme të ndritur dhe të sigurt për vendin tonë.

“Sot bëhen 22 vite nga rënia e Heroit të Kosovës, Ismet Jashari – Kumanova. Lufta jonë ishte dhe mbetet e drejtë, pasi që ishte luftë për liri dhe pavarësi. Vepra e heroit Ismet Jashari – Kumanova do të jetoj përherë dhe mbetet udhërrëfyes për një të ardhme të ndritur dhe të sigurt për vendin tonë”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-sulmuesi i Tottenham, Jurgen Klinsmann, i ka bërë thirrje Gareth…