Hoti: Jemi të përkushtuar që të drejtat e njeriut të prezantohen si pjesë e vlerave të shtetit
Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se qeveria është plotësisht e përkushtuar që të drejtat e njeriut në Kosovë, të jenë të prezantuara në mënyrë të duhur si pjesë e vlerave të shtetit.
Në takimin e Grupit Koordinues Ndërministror për të Drejtat e Njeriut, ai ka deklaruar se në këtë fushë Kosova ka bërë progres gjatë këtyre viteve.
“Si qeveri jemi plotësisht të përkushtuar dhe të angazhuar, që të drejtat e njeriut të jenë të prezantuara, përfaqësuara si pjesë e vlerave të shtetit tonë të Republikës së Kosovës, duke u bazuar në parimet elementare të demokracisë të sundimit të Ligjit,të mosdiskriminimit, të promovimit të barazisë gjinore, të bashkëjetesës tonë paqësore dhe të respektit reciprok midis të gjitha grupeve të popullsisë, pavarësisht ndryshimeve që mund të kemi në baza gjuhësore, kulturore, etnike, fetare apo të tjera”, ka thënë Hoti.