
Hoti jep lajmin e shumëpritur për bizneset dhe punëtorët
06 gusht 2020
| 17:34
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë me dije se Ministria e Financave është duke bërë përgatitjet e duhura për ti bërë pagesat ndaj punëtorëve dhe bizneseve.
“Përmes Ministrisë së Financave dhe ministrive të linjës, po bëjmë përgatitjet për pagesat për punëtorët e mbetur të papunë, qiratë e ndërmarrje dhe familjet pa të ardhura. Gjithashtu, po bëjmë planin e shpërndarjes së mjeteve për masat e rimëkëmbjes ekonomike, i cili plan do të miratohet në qeveri së shpejti”, ka njoftuar Hoti nëpërmjet llogarisë së vet në “Facebook”.
Kujtojmë se të enjten presidenti Hashim Thaçi ka nënshkruar ligjin për buxhetin e rishikuar.