Hoti jep pëlqimin që presidentit t’i dërgohet kërkesa për hapje të misionit diplomatik në Izrael
Kryeministri Avdullah Hoti, sot ka takuar Ministren për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Meliza Haradinaj-Stublla, ku ka dhënë pëlqimin e tij për të dërguar te presidenti kërkesën për hapje të misionit diplomatik në Izrael, raporton “Epoka e re”.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Izraeli është partner strategjik i Kosovës dhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike në mes të dy vendeve vije si rezultat i marrëveshjes së Uashingtonit.
“Sot, në një takim konsultativ me Ministren për Punë të Jashtme, Meliza Haradinaj Stublla, ashtu siç e përcakton Kushtetuta e Republikës së Kosovës, dhash pëlqimin për të dërguar te Presidenti kërkesën për hapje të misionit diplomatik në Izrael. Izraeli është partner strategjik i Kosovës dhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike në mes të dy vendeve vije si rezultat i marrëveshjes së 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë”, ka shkruar Hoti.