Hoti: Ka përkeqësim të marrëdhënieve të Kosovës me aleatët kryesor
Në një intervistë për KosovaPress, ish-kryeministri, Avdullah Hoti derisa ka folur edhe çështje ekonomike në vend, shprehu shqetësimin e tij lidhur me menaxhimin e Trustit Pensional dhe performancën e ndërmarrjeve publike.
Ai ka theksuar rëndësinë për përfaqësimin e punëtorëve në Bordin e Trustit, duke vënë në dukje se ky bord ka qenë i kompletuar për gati një vit, çka ka ndikuar negativisht në menaxhimin e fondeve të kursimeve të punëtorëve. Përveç kësaj, ai kritikoi përkeqësimin e performancës së ndërmarrjeve publike gjatë mandatit të qeverisë aktuale dhe rritjen e subvencioneve dhe kredive nga buxheti i shtetit për këto ndërmarrje.
Sipas Hotit, lidhja e vendit me aleatët ka qenë shumë më e mirë në kohën e presidentit, Rugova. Sipas tij, urgjente është të kemi zërin e punëtorëve në bordin e Trustit.
Ish-ministri i Financave, Hoti duke folur për përkeqësimin e ekonomisë së vendit, vlerëson se performanca e ndërmarrjeve publike në vend është përkeqësuar. Sa i përket, rënies së eksportit dhe investimeve të jashtme, ai thotë kjo është për shkak të retorikës luftë nxitëse të udhëheqësve të vendit.
Ai po ashtu thotë se sot Kosova nuk ka ligj për investime të jashtme dhe as për zonat ekonomike siç ka qenë në qeverinë paraprake me fokus për të tërheq investitorët e jashtëm dhe të nxiten bizneset vendore.