Hoti: Ka rënie ekonomike në Kosovë, duhet të tërheqim investitorë të huaj
03 prill 2020
| 15:25
Ish-zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se sipas Bankës Qendrore të Kosovës ka rënie ekonomike gjatë këtij vitit.
Ai në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se duhet të identifikohen burimet e financimit të rritjes, por siç ka shtuar mbi të gjitha të thellohet partneriteti me SHBA-në, transmeton Klan Kosova.
Sipas Hotit duhet të tërhiqen investitorë nga Amerika, Gjermania dhe vendet tjera të BE-së.
https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/3169518833109449