Shefi i EULEX-it heq kapelën për Hotin që udhëtoi me aeroplan të klasit ekonomik për Bruksel

15 korrik 2020 | 10:00

Shefi i EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark, ka hequr kapelën për kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin për një veprim të fundit të tij.

Hoti ka udhëtuar me aeroplan të klasit ekonomik për në Vjenë e më pas për në Bruksel, prandaj Wigemark ka duartrokitur atë për këtë veprim.

“Heq kapelën për kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin, i cili ka udhëtuar me ne në klasën ekonomike Prishtinë-Vjenë dhe më pas nga Vjena në Bruksel. Sa kryeministra të Ballkanit Perëndimor do të kursenin paratë e taksapaguesve në këtë mënyrë?”, ka shkruar Wigemark në llogarinë e vet në “Twitter”.

Hoti të enjten do të takohet me Aleksandër Vuçiqin në kuadër të procesit të dialogut.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, jo rrallëherë është…