Hoti: KEK-u menaxhohet nga parapolitika

24 tetor 2024 | 13:51

Ish-kryeministri i Kuvendit të Kosovës dhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se KEK-u është duke u menaxhuar nga parapolitika, duke akuzuar qeverinë Kurti për dështim në këtë sektor.

Hoti ka thënë se vendimet merren në Vetëvendosje, ndërsa zbatohen në KEK.

Ai ka thënë se “është shtrenjtuar disa herë, e nuk është liruar kur është liruar mandej në tregjet ndërkombëtare”.

“Në këtë qeveri, menaxhmenti i KEK-ut tash menaxhohet nga parapolitika. Pra, vendimet merren në zyrat e partive politike, e manaxhmenti atje është vetëm me i ekzekutuar. Vetëm në kohën e komunizmit kështu ka ndodh. Në ato byrotë janë marrë vendimet, zyrtarët publikë që kanë bartur funksione shtetërore s’kanë pasur rëndësi, s’i ka pyet kush, ata veç i kanë zbatuar. Kështu është duke ndodh, dhe kjo është dëshmuar”, ka thënë Hoti në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për “skandalet” në KEK.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku, ka marrë pjesë në hapjen…