Hoti: Kemi bërë një hap të madh drejt përmbylljes së marrëveshjes finale
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq kanë përfunduar takimin e tyre në Shtëpinë e Bardhë.
Hoti gjatë një deklarimi për media ka thënë se kanë bërë një hap të madh drejt përmbylljes së marrëveshjes finale.
“Kemi bërë një hap të madh drejt përmbylljes së marrëveshjes finale”, ka deklaruar ai.
“Nesër presim të finalizojmë këtë diskutim që patëm sot”, ka thënë ai para gazetarëve.
Hoti ka bërë me dije se është diskutuar edhe për njohjen e Kosovës.
“Çdo gjë që flasim me Serbinë qëllimi ynë është njohja reciproke”.
“Marrëveshjet e dëmshme për Kosovën nuk kanë ardhur dhe s’do të vijnë nga Shtëpia e Bardhë. E kemi bërë një progres të madh në çuarjen përpara bashkë të këtij procesi. Jemi një hap përmbylljes me parimet tona”, ka deklaruar Hoti.
Ai ka thënë se takimi i sotëm është vërtet një ngjarje historike.