Hoti: Kemi lëvizje në arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje
08 janar 2020
| 22:54
Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), deputeti, Avdullah Hoti, ka thënë se janë afër lidhjes së marrëveshjes për koalicion qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje.
Ai ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” se nesër do të ketë edhe një takim të radhës mes zyrtarëve të këtyre dy partive.
“Kemi lëvizje në arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje në mes të dy partive. Nesër takohemi prapë”, ka shkruar Hoti.