Hoti: Kemi marrë garanci nga ShBA-ja se marrëveshja e 4 shtatorit do të zbatohet
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë garanci Kosovës se marrëveshja e Uashingtonit do të zbatohet edhe pas ndërrimit të administratës amerikane.
Gjatë një konference për media, ai ka thënë se shpreson që bashkëpunimi do të vazhdojë edhe pas 20 janarit, kur Joe Biden do të inaugurohet si president i ri i ShBA-së. “Unë besoj që e mira në këtë proces është që marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në nuk janë ndikuar asnjëherë se cila prej partive, demokrate apo republikane që ka qeverisur. Jam i bindur që ta vazhdojmë këtë bashkëpunim. Edhe komunikimi që kemi pasur deri tash, gjatë këtyre javëve kemi marrë garanca që marrëveshja që kemi nënshkruar më 4 shtator do të vazhdojë të zbatohet pa asnjë hezitim”, ka thënë Hoti.