Hoti: Kemi plan afatgjatë për menaxhimin e pandemisë
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka bërë me dije se qeveria ka një plan të zhvilluar për mbrojtjen nga koronavirusi, i cili do të miratohet në ditët e ardhshme.
Gjatë vizitës që sot i ka bërë ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, kryeministri ka thënë se ky planë mundëson hapjen graduale të sektorëve dhe të njëjtën kohë parandalon përhapjen e pandemisë.
“U informuam për gjërat që na presin në javën e ardhshme. Po lutemi që ta kalojmë sa më lehtë dhe po duket që jemi duke e kaluar lehtë. Kërkova nga ministri që të mbajmë lartë vetëdijen për mbrojtjen nga virusi. Ne kemi një plan bukur të zhvilluar për përballje afatgjate me këtë pandemi, i cila mundëson hapjen graduale të sektorëve dhe të njëjtën kohë të parandalohet përhapja e pandemisë”, ka deklaruar Hoti.
(M.K /Epoka e re)