Hoti: Kërkesat për vizita nga Serbia do të trajtohen sipas situatës që po kalojmë
26 nëntor 2020
| 13:37
Kryeministri Avdullah Hoti ka treguar pranuar një letër nga Miroslav Lajçak, ku i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, i kërkon Kosovës që t’i respektojë marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel për lejimin e vizitave nga zyrtarë serbë në Kosovë.
Ai ka thënë se Kosova do t`i respektoi marrëveshjet për lëvizjen e lirë.
“Marrëveshjet i respektojmë sigurisht, jemi pro lëvizjes së lirë, po punojmë në proces të dialogut që të përmbyllim të gjitha çështjet e hapura, po nganjëherë janë mjaft të ndjeshme, kam pranuar letrën nga Lajçaku do t’i përgjigjem, çdo kërkesë për vizitë do të trajtohet në kontekst të ndjeshmërisë në të cilën do të kalojmë”, ka deklaruar Hoti.
Ai ka bërë me dije se do t`i përgjigjet Lajçakut në letrën e tij.