Hoti kërkon konsensus për votimin e demarkacionit
23 shkurt 2018
| 10:53
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se ka grupe parlamentare që nuk i kuptojnë interesat e qytetarëve të Kosovës.
Ai ka thënë se nga viti 2015 janë pro Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.
Po ashtu ai ka thënë se janë pro deklaratës së përbashkët të dy presidenteve. “Ne i kemi 27 vota për demarkacionin”, ka thënë Hoti. Ai ka kërkuar konsensus për demarkacionin.