
Hoti kërkon nga Bosnjë Hercegovina heqjen e vizave dhe hapjen e zyrave ndërlidhëse
02 nëntor 2020
| 11:52
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka realizuar të hënën një bisedë telefonike me kryesuesin e Presidencës së Bosnjë Hercegovinës, Šefik Džaferović.
Hoti ka kërkuar vazhdimin e angazhimit të Džaferovićit për heqjen sa më parë të regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës, me qëllim të realizimit të lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave dhe kapitalit midis të dyja vendeve.
Ndryshe Hoti ka shprehur gatishmërinë e qeverisës për hapjen e zyrave ndërlidhëse midis të dyja vendeve, si dhe thellimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe të kulturës.