Hoti kërkon që Projektligji për kontabilitet, raportim financiar dhe auditim të kthehet mbrapa

03 tetor 2024 | 11:55

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka kritikuar Projektligji për kontabilitet, raportim financiar dhe auditim.

Ai ka vlerësuar se ky projektligj dëmton cilësinë e raportimit financiar në Kosovë dhe e përkeqëson ambientin për biznes.

“Projektligji për kontabilitet, raportim financiar dhe auditim e dëmton cilësinë e raportimit financiar në Kosovë dhe e përkeqëson ambientin për biznes. Ky projektligj me vetëm 7 nene, i cili e amendamenton ligjin në fuqi, e përkeqëson cilësinë e raportimit financiar në Kosovë. Ai do të ketë ndikim negativ: në tregun e kredive, në investime jashtme dhe të brendshme në sektorin privat, si dhe në besueshmërinë e përgjithshme të publikut dhe investitorëve në raportimet financiare të korporatave në Kosovë”, ka shkruar ai në “Facebook”, duke treguar mangësitë e projektligjit në fjalë.

“Si i tillë, ky projektligj duhet të kthehet prapa. Me ndihmën e Bankës Botërore dhe organizatave të tjera relevante, si dhe me përfshirjen e shoqatave profesionale të kontabilitetit dhe auditimit, duhet të përgatitet projektligji i ri që e zëvendëson plotësisht ligjin ekzistues dhe që transpozon në tërësi direktivat e Bashkimit Evropian në fushën e raportimit financiar. Në asnjë formë nuk duhet të cenohet integriteti dhe pavarësia e shoqatave profesionale të kontabilitetit dhe raportimit. Ka arsye të fuqishme që ligji ekzistues e ka definuar pavarësinë e tyre dhe ndërlidhjen e funksionimit të tyre me Federatën Ndërkombëtare të Kontabilitetit”, ka shkruar Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka…