Hoti kërkon që sot Kuvendi ta miratojë buxhetin e rishikuar për 2020
13 korrik 2020
| 10:29
Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka thënë se është tepër e rëndësishme që sot Kuvendi ta miratojë buxhetin e rishikuar për 2020, si dhe të ratifikojë marrëveshjet ndërkombëtare për grante dhe kredi.
“Është tepër e rëndësishme që sot Kuvendi të miratojë buxhetin e rishikuar për 2020, si dhe të ratifikojë marrëveshjet ndërkombëtare për grante dhe kredi”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet “Facebook”.
Ai ka theksuar se: “Kjo na hap rrugë për të vazhduar me pagesën e masave të mëhershme për të papunë dhe biznese, si dhe për të nisur zbatimin e programit për rimëkëmbje ekonomike. Fondi për rimëkëmbje ekonomike prej 385 mil euro është pjesë e këtij buxheti”.
(M.Q / Epoka e re)