Hoti kërkon që sot Kuvendi të miratojë buxhetin e rishikuar për 2020
13 korrik 2020
| 10:30
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti pak orë para seancës ka kërkuar nga deputetët që të miratojnë buxhetin e rishikuar për vitin 2020-të, raporton Gazeta Express.
Gjithashtu, kreu i Qeverisë, ka kërkuar që deputetët të miratojnë edhe marrëveshjet ndërkombëtare.
Ai ka shkruar se kjo i hap rrugë Kosovës që të vazhdohet me pagesën për të papunët dhe bizneset.
“Kjo na hap rrugë për të vazhduar me pagesën e masave të mëhershme për të papunë dhe biznese, si dhe për të nisur zbatimin e programit për rimëkëmbje ekonomike. Fondi për rimëkëmbje ekonomike prej 385 mil euro është pjesë e këtij buxheti”, ka shkruar kryeministri.
https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/3448818145179515