Hoti kërkon Qeveri të re
09 mars 2018
| 12:47
Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti , ka kërkuar që së pari të ratifikohet marrëveshje e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, e pastaj sipas tij të rrëzohet qeveria.
Ai ka bërë me dije se janë duke pritur që koalicioni t’i sigurojë 81 vota dhe pastaj qeveria të jap dorëheqje.
“Të formohet qeveria e re që e shpëton Kosovën”, është shprehur Hoti në konferencën e përjavshme për media të LDK-së.