Hoti: Këta majtistë që po qeverisin i shtetëzuan terminalet doganore

17 nëntor 2022 | 23:48

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka theksuar se “këta majtistë që po qeverisin i shtetëzuan terminalet doganore”.

Por, sipas tij, tani shpenzimet e terminaleve doganore nuk i paguajnë bizneset, por qytetarët përmes taksave.

“Shihni buxhetin e Doganës së Kosovës për 2023 dhe dy vitet në vijim: 9.1 mil euro do të shpenzohen për renovim të terminaleve doganore. Këto janë taksa të qytetarëve”, ka shkruar Hoti në “Facebook”.

Ai ka theksuar se me një vlerësim prej 400-500 mijë euro për ndërtimin e një çerdheje, kjo shumë do të mund të shkonte në ndërtimin e 20 çerdheve për fëmijë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka deklaruar…