Hoti: Kjo formë e dialogut i ka munguar Kosovës
25 prill 2018
| 14:29
Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, në fillim të tryezës së partive politike, ka thënë se kjo formë e komunikimit i ka munguar spektrit politik në Kosovë.
“Tryeza e LDK-së fillon me pjesëmarrje të të gjitha partive politike, parlamentare dhe joparlamentare. Kjo formë e dialogut të brendshëm na ka munguar si spektër politik i Kosovës. Agjendën shtetërore e qojmë përpara vetëm me konsensus. Dhe, LDK-ja është e gatshme të luajë rolin e vetë në ndërtimin e këtij konsensusi”, ka shkruar Hoti në një profil në “Facebook”.