![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/06/hoti-1.jpg)
Hoti: Kjo qeveri pa zot shtëpie që kujdeset për ekonominë, investimet publike janë tkurrur
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se në tri vjet të qeverisjes së Albin Kurtit, nuk ka asnjë politikë ekonomike e fiskale që siguron punësim e prodhim të qëndrueshëm.
Hoti ka vlerësuar se kjo qeveri nga fillimi ka trend rënës së ekonomisë, teksa ka shtuar se investimet publike në tri vitet e fundit janë tkurrur shumë.
“Trendi rënës i ekonomisë po vazhdon gjatë gjithë mandatit të kësaj qeverie – që nga tremujori i dytë i vitit 2021 kur e nisën mandatin”.
“Pa zot shtëpie që kujdeset për ekonominë e bashkëpunon me sektorin privat, rritja ekonomike është shafitur në nivele të ulëta që as amortizimi i kapitalit nuk mbulohet”, ka shkruar Hoti në “Facebook”.
Sipas tij, e gjithë politika ekonomike është reduktuar në subvencione, të cilat mundësojnë mbijetesë, por jo siç tha ai, zhvillim.
“Kjo ka qenë e pritshme. Në tri vite të qeverisjes, nuk ka asnjë politikë ekonomike e fiskale që siguron punësim e prodhim të qëndrueshëm. Investimet publike në tri vitet e fundit janë tkurrur jashtëzakonisht shumë”, ka shkruar Hoti