Hoti: Kjo qeveria s’do ta ketë gjatë
24 qershor 2021
| 12:05
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se pret kërkim falje nga kryeministri Albin Kurti për Marrëveshjen e Uashingtonit.
Në seancën e sotme të kuvendit, ai ka thënë se me kohë la treguar se kjo marrëveshje është në interes të Kosovës dhe nuk e prek sovranitetin e vendit.
“Tash raportin e kam në duar. Pres deklarim të qeverisë lidhur me pyetjen se a e cenon sovranitetin e Kosovës mbrojtësi më i madh i sovranitetit të vendit tonë. E udhës do të ishte të kërkojë falje. U pata thënë edhe atë kohë të mos nguten, se koha po i nxjerr të gjitha në dritë”, ka thënë Hoti,
Ai ka deklaruar se kjo qeveri nuk do të qëndroj gjatë në pushtet. “Nuk do ta ketë gjatë, siç nuk e kishte herën e parë”, është shprehur ai.