Hoti: Koalicioni qeverisës nuk është stabil
17 janar 2018
| 13:18
Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, pas dështimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka kritikuar koalicionin qeverisës për këto zvarritje që po bëhen në lidhje me proceset nëpër të cilat po kalon Kosova
“Është e qartë se ky koalicion qeverisë nuk është stabil dhe mbledhja u desh të shtyhet për shkak të mungesës së kuorumit. Kjo është një fatkeqësi sepse po shkon muaj janar dhe nuk ka zhvillime në Kuvend. Për Specialen ju e dini qëndrimin e LDK-së”, ka deklaruar Hoti.