Hoti komenton çështjen e zgjedhjes së presidentit
25 shtator 2020
| 07:30
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në emisionin Prime Time në Kanal10, ka komentuar çështjen e zgjedhjes së presidentit të Kosovës.
“Çështja e presidentit duhet të zgjedhet kur të vije koha, pra në shkurt, dhe është obligim që 120 deputetët e Kosovës ta zgjedhin atë”, ka pohuar Hoti.
Ndër tjerash Hoti nuk e ka komentuar kandidaturën e Haradinajt për president, por e ka cilësuar si të hershëm.