Hoti komenton preambulën e planit franko-gjerman, i gjen dy elemente problematike
28 shkurt 2023
| 12:44
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka komentuar marrëveshjen e planit evropian që akoma nuk është nënshkruar, por palët, Kosova dhe Serbia kanë pasur dakordancë.
Hoti ka thënë se pika 2 e kësaj marrëveshje parasheh “kapërcimin e trashëgimisë së kaluar”, kurse pika 4 thotë se “pa paragjykuar pikëpamjet e ndryshme të palëve për çështjet themelore, duke përfshirë çështjet e statusit”.
“Të kapërcehet e kaluara pa u ballafaquar me të?! ‘… pa paragjykuar …. çështjet e statusit’?!” ka shkruar Hoti në “Facebook” duke shprehur çudi për këto pika.
Të hënën në Bruksel është takuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.
Takimi radhës pritet të zhvillohet në muajin mars.