Hoti komenton takimin e delegacionit shtetëror me Mogherinin
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka thënë se paraqitja e ekipit negociator në Bruksel ka qenë e dobët dhe palegjitimitet.
Ai ka thënë se përfshirja e Partisë Socialdemokrate (PSD) në këtë ekip është vetëm sa për dekor dhe për të maskuar mungesën e legjitimitetit të koalicionit PAN.
“Paraqitja e Kosovës sot në Bruksel asnjëherë nuk ka qenë më e dobët, më jo legjitim dhe me premisa për të shkaktuar më shumë dëme. Ky ekip negociator, me përfshirjen e PSD-së, është thjeshtë dekor për të maskuar mungesën e legjitimitetit të Koalicionit PAN. Në këtë format si është, ky ekip nuk ka fuqi të marrë vendime apo të kundërshtoj, dhe as të punoj unik. Rrjedhimisht, nuk mund të mbrojë interesat tona. Asnjëherë më parë nuk ka ndodhur që një delegacion i Kosovës të shkojë në Bruksel me qëllime kaq të paqarta dhe enigmatike sa ky ekip ‘negociator’ dekorues”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/