Hoti: Koordinimi me ambasadorët, koordinim për rrugët euro-atlantike të Kosovës
24 janar 2018
| 19:58
Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka bërë disa komente, lidhur me deklaratën e kryeministrit, Ramush Haradinaj, se për Gjykatën Speciale, pyetet Kuvendi dhe jo ambasadorët e huaj.
“Ambasadorët përfaqësojnë qeveritë e tyre përkatëse. Koordinimi me ta është koordinim për rrugën euro-atlantike të Kosovës. Rrugë tjetër për Kosovën nuk ka, përvec nëse kthehemi nga linja. Qytetarët e Kosovës janë pro-evropianë. Kjo qeveri që po tenton të izolojë Kosovën shpejt do të jetë një ngjarje fatkeqe e të kaluarës”, ka shkruar ai në profilin e vet në“Facebook”.