
Hoti: Kosova është mozaik i kulturave dhe feve të ndryshme
17 gusht 2020
| 17:55
Kryeministri Avdullah Hoti, ka thënë se Kosova është një mozaik i kulturave dhe feve të ndryshme.
Sipas tij, vendet fetare dhe kulturore të të gjitha etnive dhe besimeve në Kosovë janë vlera dhe kujtesa e përbashkët e shoqërisë sonë dhe kanë mbijetuar për shekuj për shkak të mbrojtjes nga njerëzit e Kosovës.
“Kosova është një mozaik i kulturave dhe feve të ndryshme. Vendet fetare dhe kulturore të të gjitha etnive dhe besimeve në Kosovë janë vlera dhe kujtesa e përbashkët e shoqërisë sonë dhe kanë mbijetuar për shekuj për shkak të mbrojtjes nga njerëzit e Kosovës. Ky është një angazhim i rrënjosur në traditën tonë”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.
https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/3553052821422713