Hoti: Kosova ka nevojë për kryeministër, Qeveria s’ka zot shtëpie
05 korrik 2019
| 16:25
Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka thënë se vendi ka nevojë për kryeministër, pasi sipas tij Qeveria aktuale është pa zot shtëpie.
“Kosova ka nevojë për kryeministër. Kjo Qeveri nuk ka zot shtëpie. Pacolli iu ndalon hyrjen në Kosovës zyrtarëve të Serbisë. Në anën tjetër, Haradinaj thotë se ky është lajmi i rremë. Duket qartë se ky vendim i Pacollit është marrë pa konsultim me Haradinajn. Kështu nuk udhëhiqet Qeveria e Republikës së Kosovës. Kryeministrin nuk e konsultojnë ministrat për vendimet që kanë ndikim përtej ministrive respektive. Secili ministër vepron për hesap të vetin”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/