Hoti: Kosova ka nevojë për qeverisje të përgjegjshme
23 shtator 2024
| 10:13
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka vazhduar takim me strukturat e partisë në Krushë të Madhe.
Ai ka thënë se vendit i duhet një qeverisje e përgjegjshme.
“Diskutimet tona në përgatitje për procesin demokratik të 9 shkurtit 2025 të kthimit të qeverisjes së mbarë dhe euro-atlantike në Kosovë i vazhduam edhe në Krushë të Madhe me strukturat e nëndegëve: Celinë, Hoqë e Vogël, Brestoc dhe Nagavc.
Ai ka thënë se të gjithë janë të vetëdijshëm për pasojat për shtetin e Kosovës dhe secilën familje nga qeverisja e këtij 4-vjeçari. “Kosova ka nevojë për qeverisje të përgjegjshme, profesionale, euro-atlantike”, ka shkruar Hoti në “Facebook”.