Hoti: Kosova po hynë në dialog me Serbinë me ekip të dytë
Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Afrim Hoti, ka vlerësuar se Kosova po futet në dialog me Serbinë me ekip të dytë.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se mungesa e presidentit Hashim Thaçi, lideri të LV-së, Albin Kurti dhe ish -kryeministrit Ramush Haradinaj në delegacion, e dobësojnë pozicionin e Kosovës në këtë proces.
Sipas Hotit, opsioni më i mirë do të ishte shtyrja e takimit të kryeministrit Hoti me presidentin e Serbisë, i cili pritet të ndodh sot në Bruksel.
“Kosova, me ekip të dytë, futet në dialog me Serbinë! Mungesa e presidentit Thaçi dhe intervistimi i tij nga Dhomat e Specializuara, mospërfshirja e Haradinajt e Kurtit sikundër që edhe gjendja shëndetësore e Mustafës janë argumente të fuqishme që dobësojnë pozicionin kosovar. Shtyrja e takimit do ishte opsion krejt logjik dhe real”, ka shkruar Hoti.
(M.K / Epoka e re)