Hoti: Kosova do t’i kishte punët më mirë pa Haradinajn si kryeministër
21 dhjetor 2017
| 12:39
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka përqeshur sjakshmërisht 100-ditëshin e punës si kryeministër të Ramush Haradinajt.
Hoti ka vlerësuar se kjo qeveri nuk ka arritur t’i plotësoj kushtet për heqjen e vizave, përderisa është kapur në një kauzë të rrejshme, siç e quajti ai demarkacionin.
“Kosova do t’i kishte punët më mirë po të mos ishte kryeministër Ramush Haradinaj”, ka thënë Hoti.
Ai gjithashtu ka pohuar se LDK-ja nesër do të bëjë me dije nëse do të bojkotoj apo jo seancën solemne ku presidenti Hashim Thaçi do të mbajë fjalim, njofton Klan Kosova.