Hoti: Kosovës i duhet uniteti politik në bisedimet me Serbinë
05 qershor 2018
| 22:37
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se platforma e Qeverisë së Kosovës për bisedimet me Serbinë e sjellë në kuvend, është krejt tjetër në krahasim me atë që ishte vite më parë.
“Drafti që na ka ardhur në Kuvend është dokument shumë i dobët. Nuk ka parime. Qëndrimi ynë është kundër, si LDK jemi kundër platformës”, ka thënë Hoti në “RTK”.
Sipas tij nëse është qëllimi për të arritur një marrëveshje finale me Serbinë duhet të kemi parime.
“Nëse platformës i duhen 61 vota, nuk ka nevojë për LDK-në. Problemi është edhe uniteti brenda koalicionit qeverisës. Në proceset e mëdha duhet të kemi unitet”, ka thënë ai.