Hoti kritikon Konjufcën për deklaratën rreth draftit të Asociacionit: Çfarë lidershipi është ky?

11 dhjetor 2023 | 17:27

Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj deklaratës se kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili ka thënë se ka qenë detyrë e qeverisë që ta përgatisë draftin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ai ka thënë se kjo deklaratë e Konjufcës nënkupton se “Qeveria e Kosovës do të duhej ta kthente prapa draftin e pranuar nga BE-ja me arsyetimin se do të përgatisë vetë atë”.

“Kreu i Kuvendit të Kosovës deklaroi se, duke qenë se është detyrë e Qeverisë së Kosovës të përgatisë draftin e statutit të Asociacionit, atëherë BE-ja nuk është dashur t’i dorëzoj Qeverisë së Kosovës kurrfarë drafti.

Rrjedhimisht, kjo nënkupton se Qeveria e Kosovës do të duhej ta kthente prapa draftin e pranuar nga BE-ja me arsyetimin se do të përgatisë vetë atë.  Por, Qeveria e Kosovës e ka pranuar draftin dhe ka dërguar komente.  Çfarë po ndodh?!  Çfarë lidershipi është ky?!”, ka shkruar Hoti në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Kushtrim Xhemaili,…