Hoti kritikon Kurtin: Thirrje për investitorë dhe paralajmërime për konflikt nuk shkojnë bashkë
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar për takimet e kryeministrit Albin Kurti me liderë të fushës politike dhe ekonomike në Forumin Ekonomik në Davos.
“Davos: Thirrje për investitorë dhe paralajmërime për konflikt nuk shkojnë bashkë. Shkon në Davos dhe e organizon një minikonferencë për investime, për të cilën e paguan një kompani konsulente 58,341.19 franga zvicerane pa asnjë procedurë prokurimi”, ka shkruar Hoti në “Facebook”.
Ai ka theksuar se në dhomën tjetër, kërkon nja 70 trupa më shumë të KFOR-it nga Finlanda, edhe pse KFOR-i e rrit dhe e zvogëlon numrin e ushtarëve brenda natës sipas nevojës që ka.
“Çfarë mesazhe janë këto dhe çfarë promovimi i investimeve është ky?! Kush po e këshillon kështu?! Kah na shpie kjo qasje në fushën e politikës dhe të ekonomisë?!”, ka shkruar Hoti.