Hoti kritikon qeverinë Kurti: Inflacioni nuk mund të luftohet me ligje

20 korrik 2022 | 14:17

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti,  ka kritikuar qeverinë Kurti për propozimin e projektligjit që do ta luftonte inflacionin.

Ai ka thënë se nuk ka vend demokratik që e lufton inflacionin me ligje.

“Sot, qeveria në vend se të ndërmarrë veprime konkrete për të zbutur krizën nga inflacioni, propozon një projektligj.  E para, në asnjë vend demokratik dhe me ekonomi të tregut, inflacioni nuk mund të luftohet me ligje, por me politika fiskale dhe monetare.  E dyta, edhe pse kjo qasje bie në kundërshtim me parimet e ekonomisë së tregut, procedurat e miratimit të këtij ligji marrin së paku tre muaj. Pra, po flasim për muajin nëntor kur ky ligj në rastin më të mirë mund të hyj në fuqi.  E them me keqardhje se kjo qasje për luftimin e inflacionit është jokushtetuese dhe aspak profesionale, pasojat e së cilës do të vazhdojmë t’i bartim të gjithë. Me masat që kemi propozuar si LDK para tre muajsh, barra do të ishte shumë më e vogël për qytetarët”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-menaxheri i Michael Schumacher, Willi Weber, ka sulmuar familjen e…