Hoti: Kryeministri më shumë po rri jashtë Kosovës
18 nëntor 2022
| 10:03
Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka reaguar për situatën në vend, pas vendimit për targat, duke theksuar se kryeministri Kurti më shumë është duke qëndruar jashtë Kosove, e për situatën e sigurisë vazhdon të kordinohet me EULEX-in.
“SHBA-ja iu ndërpreu vizitat ministrave për shkak të gjendjes në vend. Ndërsa, kryeministri, për t’i dhënë mesazh SHBA-së, rri më shumë jashtë se në Kosovë”.
“Vendimin për targat nuk e ndryshon sipas kërkesës së SHBA-së, se jemi vend sovran. Por Drejtorin e Policisë dhe Drejtorin e Operacioneve i dërgon te Shefi i EULEX-it për tu koordinuar për çështje të sigurisë?!”, ka shkruar Hoti në “Facebook”.